Niveli I papunësisë në Shkodër vijon të rritet dita-ditës. Albert Tukaj, kryetar I bashkimit të Sindikatave Të Pavarura bëri të ditur se papunësia arrin në nivelin 40%, një shifër të cilën e cilëson si mjaft shqetësuese ndëras thotë se institucionet nuk po punojnë për rritjen e punësimit te të rinjve.
Kryetari I Sindikatës tregon edhe sektorët ekonomik më të prekur nga papunësia ndërsa thotë se mbështetja e qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës mbetet një nga faktorët kryesor që Shkodra shënon një nivel kaq të lartë të papunësisë.
Krahasuar me një vit më parë, niveli I papunësisë mbetet I njejtë. Në një kohë kur qeveria prezanton strategjitë e reja të punësimit dhe mundësitë që i ofrohen vendit, shkodranët duket se do të vijojnë të përballen me një nivel të lartë të papunësisë.