Inspektoriati Shtetëror i Punës duhet të jetë më aktiv sepse në shumë raste nuk ka zbatuar sic duhet fushën që mbulon sa I takon sigurimit të kushteve punëmarrës-punëdhënës. Kështu u shpreh Fatmir Musaku Kryetar i Sindikatave të Shqipërisë i cili ishte në Shkodër ku zhvillon një takim pune me anëtarës e kësaj sindikate.

Gjatë këtij takimi u vunë në dukje disa mangësi sa I takon kushteve të punës në disa sektor të cilët sipas sindikalistëve nuk plotësojnë as elementet minimal të sigurisë së punëtorëve.

Drejtuesit e sindikatës gjatë këtij takimi ndër të tjera, thanë se punëtorët aspak nuk janë të mbrojtur në vendet e tyre të punë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe raste të aksidenteve fatale për shkak të mosrespektimit të Ligjit për shëndet dhe siguri në punë.

Artikulli paraprakSAMRISH I VJETËR, TELAT DHE SHTYLLAT E ENERGJISË RREZIKOJNË TË RRËZOHEN
Artikulli tjetërSHKODËR, DITËT EUROPIANE E TRASHËGIMISË KULTURORE