Me 36 vota pro dhe një kundër këshilli i bashkisë Shkodër miratoi buxhetin e 2022 me një vlerë totale prej afro 3 miliard e 200 milion lekë të vjetër. Socialistët dhe grupi i PSD i dhanë dritën jeshile kryetares së bashkisë Shkodër duke kaluar buxhetin por me disa ndryshime të propozuara nga këshilltarët e majtë. Kryebashkiakja Ademi tregoi për disa investime që i cilësoi si risi ose më të rëndësishmet.
Disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak shtruan disa problematika të pazgjidhura sipas tyre nga ana e bashkisë Shkodër.Në mbledhjen e këshillit nuk munguan as batutat.
I vetmi që votoi kundër buxhetin e bashkisë Shkodër është këshilltari Arbis Vjerdha i cili shpjegoi pse vendosi të votojë kundër.
Një pjesë të diskutimeve morën edhe çështjet e kulturës dhe sportit duke kërkuar një vëmendje më të madhe. Edhe pse ishte mbledhja më e rëndësishme e vitit sërish morën pjesë vetëm 37 këshilltar nga 51 që janë në total duke bërë që 14 prej tyre të mungojnë duke mos patur interes as për buxhetin.