Është zhvilluar në teatrin “Migjeni” në Shkodër festivali burimor “Treva 2022” në edicionin e 19-të tradicional me këngë, melodi dhe valle të reja duke e kthyer këtë aktivitet në një manifestim kulturor.

Festivali burimor “Treva” ose Sofra e Dukagjinit siç njihet ndryshe mblodhi këngëtarët më të mirë të kësaj zone por duke promovuar edhe zërat e rinj si dhe artistë të ardhur nga emigracioni për këtë aktivitet.

Pjesë e Sofrës së Dukagjinit ishin edhe valltarët e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër si dhe të ftuar këngëtarët Elvira Fjerza dhe Zef Beka duke sjellë disa prej këngëve më të bukura të tyre.Tek Sofra e Dukagjinit nuk munguan as pjesët humoristike.

Rreth 20 këngë të reja u interpretuan nga këngëtarët që morën pjesë në këtë koncert. Gjatë këtij aktiviteti organizatorët u shprehën se Lahuta shqiptare është bashkëudhëtarja jonë në breza, që përcolli lavdinë e heronjëve, testamentin e historisë sonë, të Dukagjinit e Malësisë dhe se certefikimi i saj në UNESKO po bëhet padrejtësisht nga Serbia Por lahuta e vjeter ilirjane do te jehojë dhe këndoj gjithmonë shqip.

 

Artikulli paraprakBORA DHE JETESA E VËSHTIRË NË LEPUSHËN E ‘BARDHË’
Artikulli tjetërLEPUSHË, OSHEE GRUPE PUNE PËR RIKTHIMIN E ENERGJISË