Mungesa e kushteve në stacionet e autobusëve vijon të mbetet një problem shqetësues në qytetin e Shkodrës. Në shumë vend-stacione autobusësh mungojnë kupolat mbrojtëse, duke bërë që qytetarët të presin autobusin me minuta të tëra në mes të shiut. Ndërkohë një shqetësim tjetër është edhe mungesa e stolave në stacionet e autobusëve, ndërsa edhe ato pak stola që kanë mbetur janë dëmtuar.
Qytetarët janë të detyruar të presin në këmbë pasi nuk kanë ku të ulen. Përballë një situatë të tillë, më të vështirë e kanë të moshuarit, pasi e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në këmbë për shkak edhe të moshes që kanë, ndaj kërkojnë një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.
Në shumë vend stacione autobusësh në qytetin e Shkodrës stolat e pritjes për qytetarët janë hequr, ndërsa edhe kupolat mbrojtëse mungojnë duke bërë që qytetarët të përballen çdo ditë me kapriçot e motit.