Të shumktë kanë qenë studentët të cilët i janë bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut në fakultetin e Shkencave Shoqërore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.
Vera Gjinaj, koordinatore e dhurimit të gjakut për Kryqin e Kuq Shkodër deklaroi se interesi dhe solidariteti i të rinjve për të dhuruar gjak sa vjen e rritet.
Gjinaj u shpreh se dhurimi i gjakut akoma nuk është pranuar si proces normal për shoqërinë, kjo edhe falë mentalitetit të dobët.
Ndërkohë, Rozalba Basha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë jep mesazhin se dhurimi i gjakut i bën mirë edhe dhururesit e mbi të gjitha pacientit të sëmurë.
Fushata e dhurimit të gjakut është një proces i përmuajshëm në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia, por jo vetëm. Për fat të keq, njësitë e gjakut janë të pamjaftueshme për të gjithë pacientët e sëmurë në qarkun Shkodër.