Stiven Shala është një i ri i suksesshëm nga qyteti i Shkodrës i cili konkuron për të qenë pjesë e bordit drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.

Me një CV të pasur Stiven Shala zhvilloi një takim me të rinjtë në qendrën rinore Arka duke kërkuar mbështetjen e tyre në këtë angazhim që ka marrë përsipër që të përzgjidhet si një prej fituesve ndërsa biseda konstatoi edhe në hapësirat që kanë të rinjtë shqiptar sot për zhvillimin e tyre për të mos parë si mundësi të vetme emigrimin.

Stiven Shala ndjek studimet e larta në degën e mjekësisë në Tiranë ndërsa angazhimin në fushën e aktivizmit rinor e nis që në gjimnaz si një i ri me pasion për iniciativa të reja në shërbim të komunitetit, duke u bërë pjesë e aktiviteve dhe programeve me fokus çështjet rinore pranë Organizatës Shqiptare të Urdhërit të Maltës (Malteser) dhe Qendrës Rinore “Arka”.

Që nga viti 2018, Stiveni është anëtar i Grupit Këshillimor Rinor të Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, duke punuar për përfshirjen e perspektivës rinore në programet dhe eventet e Prezencës. Në Maj të vitit 2019, zgjidhet delegati i parë i rinisë shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ku bëhet pjesë e delegacionit zyrtar të Shqipërisë ne Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë mandatit 1 vjeçar si delegat, Stiven Shala takoi të rinj nga e gjithë Shqipëria me synimin për t’i frymëzuar ata për të ndërmarrë nisma në mbështetje te Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Tashmë është një nga konkurentët e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, e krijuar në vitin 2016 nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar bashkëpunimin në fushën e rinisë mes vendeve ballkanase.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, GRILA FSHATI PA INVESTIME
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE,PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I REP. ZJARRËFIKËS