Për herë të parë, studentët e programit të studimit Master në departamentin e Gjuhë-Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të jenë pjesë e një trajnimi ndërkombëtar me temë “Tendencat aktuale të kërkimeve shkencore në historinë moderne, politikën dhe kulturën në Europën Qendrore” që do të zhvillohet në universitetin Olomauc në Çeki.

Profesoreshe Valbona Karakaci sqaron se kjo është bërë e mundur pas përzgjedhjeve që ka bërë CEEPUSI I cili është një një program bashkëpunimi, për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e

Shkëmbimit të Studimeve Universitare në Europën Qendrore me qëllim bashkëpunimin ndërmjet Palëve Kontraktuese në fushën e arsimit të lartë, veçanërisht përmes lëvizjeve ndër-universitare.

Ndërkohë profesoreshe Rrezarta Deacini tregon për mundësitë mjaft të mira që afron ky bashkëpunim mes universiteteve europiane .

3 studentët e përzgjedhur flasin për temat e tyre të dilpomës të cilat do të jenë pjesë e trajnimit.

Studentët do të marrin pjesë në këtë trajnim në datat 29-31 Maj të këtij viti.

Artikulli paraprakSHKODËR, AMBASADORI ZVICERIAN: DUHET DIALOG PËR KRIZËN
Artikulli tjetërSHKODËR, INAUGUROHET LULISHTA “VASO KADIA”