Në fakultetin Ekonomik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër studentët nuk heqin dorë nga ngujimi. Kamber Daija,

student i ngujuar bën të ditur se për shkak të mungesës së ngrohjes në auditore, mbrëmjen e kaluar një studente është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Daija po ashtu deklaron se do të ketë përshkallëzim të protestës studentore në të gjitha fakultetet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Desada Susaj përkrah studentët e ngujuar ditën e sotme në mjediset e Fakultetit të Shkëncave të Edukimit. Ajo shprehet se pankartat që ato krijojnë, përcjellin vetëm mesazhe të lidhura me protestën.

Kjo është dita e tetë e ngujimit të studentëve në godinën e fakultetit Ekonomik. Ato janë të gatshëm të përshkallëzojnë protestën deri në plotësimin e të gjtha kërkesave dhe shfuqizimit të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Në gjithë Shqipërinë është dita e 54 e protestës që po zhvillohet. Protestuesit dhe ata që janë ngujuar nuk pranojnë dialog dhe takimet e kryeministrit me disa student herë pas herë i cilësojnë si jo reale. E vetmja zgjidhje për të lënë protestën është plotësimi i të gjitha kërkesave që kanë.

Artikulli paraprakSTUDENTËT BLLOKOJNË DYERT TEK SHKENCAT E EDUKIMIT
Artikulli tjetërPËRPLASJE MES STUDENTËVE TË DREJTËSISË