Shumë studentë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nuk janë vaksinuar ende. Këta studentë nuk janë lejuar që të futen në auditore në ditën e parë të vitit të ri akademik. Studentët tregojnë se një frike nga teorita e shumta që qarkullojnë për vaksinën kanë ndikuar tek ata që të mos vaksinohen ende edhe pse është detyrim sepse ndryshe nuk lejohen në auditore.
Dea Dhambi është një studente e vitit të parë që zgjodhi ta bëjë vaksinën pa dëshirën e saj në ditën e parë të universitetit.
Studentë të tjerë tregojnë që kanë bërë vaksinën thonë se nuk e kanë bërë me dëshirë por të detyruar si e vetmja mundësi për të qenë në auditore.
Ka edhe nga ata studentë kanë bërë vetëm njërën dozë të vaksinës.
Ndërkohë nuk mungojnë studentët të cilët janë vaksinuar me dëshirën e tyre edhe pse më të paktë në numër krahasuar me të pavaksinuarit apo ata që janë vaksinuar pa dëshirë ose që kanë ende vetëm një dozë.
Aktualisht janë tri qendra vaksinimi të shpërndara në tre fakultete të ndryshme për vaksinimin e studentëve por ende numri i tyre vijon të jetë i ulët ndërsa këto ditë të para kur universiteti hapi dyert shifrat mund edhe të ndryshojnë.