Pas një viti ndërprerje për shkak të COVID-19 studentët e Akademisë së Arteve në universitetin “Luigj Gurakuqi” haoën ekspozitën vjetore në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër. E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi e cila tha se studentët dhe pedagogët punuan në kushte të vështira për shkak të pandemisë.

Ndërkohë pedagogët e akademisë së arteve në Shkodër shprehen se në këtë ekspozitë prezantohen punimet më të mira të studentëve.

Kjo ekspozitë e studentëve të akademisë së arteve tërhoqi vëmendjen e publikut shkodran të cilët shijuan pikturat e artistëve të rinj.

Artikulli paraprakEKSPOZIMI NË DIELL SHFAQ PROBLEME TE SHËNDETIT MENDORË
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 39 GRADË CELSIUS, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME