Studentët e vitit të parë të degës gazetari-komunikim të universitetit të Shkodrës si zëri i të ardhmes kanë paraqitur temat e e përgatitura përpara një jurie me gazetarë por edhe aktor dhe regjisor. Tashmë ky aktivitet i kthyer në një traditë organizohet nga pedagogia Valbona Karakaçi e cila thotë se këta të rinj sollën disa tema të rëndësishme me të cilat përballet sot shoqëria.

Studenti Klodian Pllumi solli temën e Logut të Bjeshkëve që organizohet në Lepushë të Malësisë së Madhe duke kërkuar që të shihet mundësia e futjes në UNESCO.

Shqetësim për studentin e gazetarisë është edhe zbehja e mënyrës organizative të Logut të Bjeshkëve vitet e fundit.

Një tjetër studente e gazetarisë në Shkodër, Klejda Piroviç u prezantua me temën e ankthit të përgjithshëm që kanë sot një pjesë e madhe e njerëzve.

Tetë studentë të gazetarisë të universitetit të Shkodrës paraqitën temat e tyre në këtë fund të semestrit të parë që lidhen kryesisht me fenomenet sociale apo kulturore të cilat janë kthyer në një sfidë që shoqëria shqiptare duhet ti kapërcejë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 3400 PERSONA PARAQITEN NË URGJENCË GJATË JANARIT
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA KALON NË FINALE TË KUPËS