Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk e kanë ndalur protestën dhe bojkotin e procesit mësimor as gjatë ditës së sotme. Takimi i parë i tyre u bë tek sheshi 2 prilli.

Pas pak minutash studentët marshuan drejt shkollës së mesme “28 Nëntori” duke i bërë thirrje nxënësve që të lënë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Studentët nuk u ndalën me aq por vijuan marshimin në rrugët kryesore të qytetit duke shkuar deri tek shkolla e mesme “Oso Kuka” ku edhe atje i bënë thirrje nxënësve që të lënë mësimin.

Në fund studentët e Shkodrës vendosën që të nisen drejt Tiranës për t’iua bashkuar protestës së madhe në kryeqytet, metoda e cila siç u shprehën do të vijojë edhe në ditët e ardhshme pa ndërprerje deri në plotësimin e kërkesave që kanë.

Artikulli paraprakRAMA: PAKOJA E VITIT TË RI, 50 DOLLARË PËR PENSIONISTËT
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT: JEMI ME STUDENTËT