Një grup prej 150 studentësh të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prej disa kohësh kanë vendosur që të ndihmojnë çdo ditë të moshuarit e vetmuar në Shkodër. Këta vullnetarë të rinj i janë gjendur pranë me shërbime të ndryshme për të cilat kanë nevojë. Të moshuarit Xhelal dhe Sahare Zaganjori ishin ndalesa e radhës e të rinjve duke i ndihmuar në shtëpinë e tyre.

I moshuari Xhelal Zaganjori i cili u ndihmua nga studentët është autor i disa librave të cilët në shenjë falenderimi ia dhuroi të rinjve.

Një nga organizatorët, Durim Komi, koordinator i një sërë shoqatash thotë se studentët janë angazhuar maksimalisht për t’u qëndruar pranë të moshuarve.

Ky grup studentësh në bashkepunim me disa organizata do të vijojnë nismën e tyre për të qënë pranë të moshuarve që kanë nevojë për ushqime por edhe shumë dashuri në këto ditë të vështira.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I SUPERLIGËS, DUKA ËSHTË I BINDUR: NGA E HËNA STËRVITJE NË GRUP, FUTBOLLI NIS MË 3 QERSHOR
Artikulli tjetërSHKODËR,E SHTUNA E TË MOSHUARVE DHE PRINDËRVE ME FËMIJË