Studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër,

të degës Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Gazetari – Komunikim në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe françeskanit arbëresh Andon Santori do të inskenojnë për herë të parë një fragment të drames “Emira”.

Ideatori i kësaj nisme pedagogu i Letërsisë Gëzim Puka shprehet se fragment ii dramës “Emira” inskenohet për herë të parë nga studentët.

Për studentët përfshirja në këtë dramë është një eksperiencë mjaft e vlefshme

Ky fragment i dramës “Emira” do të shfaqet në konferencën e 30 dhe 31 marsit në auditorin A3, godinën e Fakultetit Ekonomik.

Për këtë aktivitet u angazhuan Rektorati, pedagogë dhe studentët Sabina Shelegu, Samena Bejtja, Pamela Rroku, Hymerta Ura, Donika Volaj, Elsaid Lezaj, Malvina Tahiri, Marseda Tahiri, Nanda Kraja, Erind Kopliku.

Artikulli paraprakNXËNËSIT RISJELLIN “SHËN GJON KRYEPREMI” NË DITËN E TEATRIT
Artikulli tjetërIU ZGJATËN AFATET E HETIMIT, ADRIATIK LLALLA ANKIMON VENDIMIN