Studiuesi dhe famullitari i Kukelit në Vau Dejës dom Nikë Ukgjini ka kritikuar ambasadorin turk në Shqipëri Murat Ahmet Youruk i cili në një aktivitet pak ditë më parë në Shkodër tha se Perandoria Osmane mbrojti trojet shqiptare.
Ndërkohë studiuesi Ukgjini kërkoi një sqarim edhe nga rektorja e universitetit të Shkodrës për qëndrimin e saj se Turqia dhe Shqipëria janë dy popuj vëllezër dhe se osmanët ishin miqtë tanë.
Dom Nikë Ukgjini këtë deklaratë të tij e bëri gjatë një konference shkencore për 150 vjetorin e Atë Gjergj Fishtës. Ndërkohë deklarata e ambasadorit turk se Perandoria Osmane mbrojti trojet shqiptare ka sjellë reagime të shumta tek një grup intelektualësh në Shkodër dhe më gjërë.