Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari priti në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tone Murat Ahmet Yörük.Gjatë takimit,

Myftiu e uroi ambasadorin për vizitën që po zhvillon në Shkodër, sikurse shprehu mirënjohjen e tij të përsëritur për kontributet e shtetit turk për Shkodrën, sidomos me rastin e përmbytjes së fundit.

Myftiu vlerësoi se, marrëdhëniet e dy popujve tanë qëndrojnë mbi themele të forta, që sa vijnë e forcohen, sidomos me rritjen e bashkëpunimeve të ndryshme, në fusha të shumta.Ndërkohë Ambasadori i Turqisë,

theksoi tha se, kontributet turke për Shkodrën do të rriten, sidomos në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për problemin e përmbytjeve, por jo vetëm.

Në këtë vizitë, ambasadori turk shoqërohej edhe nga atasheu i ri për çështjet fetare, si dhe drejtori i Qendrës “Junus Emre” për Shkodrën.

Artikulli paraprakSHKODËR, ISHSH: GJOBA KUSH NUK ZBATON LIGJIN ANTIDUHAN
Artikulli tjetërLEZHË, GRUAJA ME KANCER APEL PËR NDIHMË