Në shtëpinë e Jakovajve ka një vizitë të veçantë.

Janë motrat Rita dhe Juli Ndoci të cilat duan të takojnë Lekë Jakovën, kompozitorin që i bëri këngën “Malli për Rranjët” e vlerësuar me çmimin e tretë në festivalin “Luleborë”
Kjo vizitë nuk është si gjithë të tjerat. Motrat Ndoci kanë një surprizë. I kanë sjellë kompozitorit Lekë Jakova çmimin e fituar për t’ia dhuruar në shenjë respekti dhe falenderimi

Marrëdhënia e familjes Ndoci me Jakovajt nuk është vetëm profesionale, ata janë miq të hershëm dhe komshinj të vjetër. Ky oborr ka një vlerë të madhe për motrat Ndoci sepse aty kaluan gjithë fëmijërinë e tyre. U rritën nën tingujt e kompozuara nga i madhi Prenk Jakova që i realizoi tek kjo shtëpi duke qenë një burim i artit. Rita Ndoci kujton edhe momentin e ndarjes nga jeta të Prenk Jakovës.

Nostalgjia për fëmijërinë e kaluar me familjen Jakova për motrat Ndoci është e madhe. Ata kujtojnë se si gjyshja e tyre i mësonte këngët e kompozuara nga Prenk Jakova.

Muzika dhe arti pas ndarjes nga jeta të Prenk Jakovës u trashëguan nga të rinjtë e familjes si nipat Bardh Jakova apo nipi tjetër Lekë Jakova i cili tregon se si lindi idea për të kompozuar këngën për motrat Ndoci dhe për t’i ftuar ata që të vijnë nga Gjermania për të marrë pjesë në festivalin “Luleborë” duke i rikthyer Rita dhe Juli Ndocin pas 30 vitesh mungesë në skenën e teatrit “Migjeni”.

Motrat Ndoci janë emocionuar kur kanë dëgjuar për herë të parë tingujt e këngës “Malli Për Rrënjët” ndërsa edhe në skenë këto emocione përballë publikut shkodran janë shtuar edhe më shumë.

Pasi motrat Ndoci ia dhuruan çmimin kompozitorit Lekë Jakova ky i fundit ka një falenderim për dy mikeshat e familjes me të cilat i lidhin shumë gjëra.

Motrat Ndoci bashkë me kompozitorin Jakova, ashtu si para shumë vitesh përshkuan lagjen e tyre duke sjellë shumë kujtime, momente gazmore por edhe të vështira si dhe duke

takuar komshinjtë e të afërm të tjerë deri tek shtëpia ku dy artistet kaluan fëmijërinë duke u çmallur mes lotësh e shumë emocionesh që nuk shlyhen kurrë nga memoria e tyre në ato rrugica të vogla ku dolën emra të mëdhenj të artit shqiptar.

Artikulli paraprakSHKODËR, SEKUESTROHEN 3 MILION EURO PASURI
Artikulli tjetërSHKODËR, PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR MES VËSHTIRËSIVE