Autorja Lindita Komani ishte e ftuar nga departamenti i gjuhës gjermane dhe letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në kuadër të javës kulturore austriake. Ky aktivitet u zhvillua në bibliotekën e universitetit të Shkodrës.

Vetë autorja Komani falenderoi për këtë ftesë që iu bë për të qenë e pranishme në një qytet si Shkodra që ka lidhje të hershme me Austrinë.

Autorja Lindita Komani promovoi në Shkodër edhe dy librat e saj “Austria Letrare” dhe “Moto Jete” ndërsa të pranishmit zhvilluan një bisedë të gjatë rreth temave të ndryshme që lidhen me artin dhe letërsinë por edhe dy librat e saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “DIBRANËT E SHKODRËS”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI I AUTORES KALTRINA HOTI