Në sallën e këshillit bashkiak Shkodër është organizuar diskutimi i hapur “E nesërmja e arsimit në Shkodër nis sot”.
Temë diskutimi ishte vendimi I Ministrisë Së Arsimit për të transferuar Drejtorinë Arsimore Rajonale nga qytetit I Shkodrës drejt Lezhës. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se ditën e sotme tranfërimi I DAR Shkodër është miratuar në fletoren zyrtare të qeverisë.
Ndërkohë, mësues, e ish-mësues dhe përfaqësues të insitucioneve arsimore në qarkun Shkodër e quajtën të pavend këtë nismë të Ministrisë së Arsimit.
Në javët ë vazhdim pritet që në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër të organizohen mbledhjet të tjera për të rrëzuar vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.