Drejtoria e Përgjithshme e Inspektoriatit të Punës bashkë më përfaqësues të ministrisë së linjës dhe Drejtorinë e Inspektoriatit të Punës në Shkodër zhvilluan këtë të Enjte në qytetin e Shkodrës takimin me temë “Menaxhimi i Substanave të Rrezikshme në Vendin e Punës ”.
Përmes këtij takimi synohej informimi, ndërgjegjësimi dhe këshillimi nga përfaqësuesit e inspektoriatit të punës përballë atyre të biznesit një pjesë e së cilëve ishin të pranishëm në këtë takim. Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Arbër Leknikaj Drejtor I Inspektoriatit të Punës në Shkodër
Në kuadër të kësaj fushate të pranishmit kanë shprehur mirënjohje për kompanitë dhe bizneset në Shkodër të cilët sipas tyre rritur ndjeshëm përformacën ne raport me punëdhënësit
Ndërkohë Eda Beqiri Përgjegjëse e Sektorit të Shëndetësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Inspektoriatit të Punës tha se ky takim zhvillohet në Shkodër pikërisht në kuadër të Ja vës Evropiane për siguri dhe shëndet në punë
“Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019” është një fushatëe cila organizohet nga BE-ja dhe Administrata për siguri dhe shëndet në punë.
Nga rezultati i deritanishëm pas inspektimeve që inspektorët e drejtorisë rajonale të punësimit kanë bërë kanë konstatuar se shumica e bizneseve dhe kompanive në qarkun e Shkodrës kanë patur përmirësim të kushteve dhe sigurimit në punë