Departamenti I letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Bibliotekën Shkencore zhvilluan sot takimin letrar me temë “Dielli më perëndon në Lindje”, titull ky I romanit të autores Eralda Baze të cilin ajo e promovoi për herë të parë në Shkodër. Arben Prendi drejtor I departamentit të letërsisë, tregon arsyet e përzgjedhjes së këtij libri për të zhvilluar këtë aktivitet, ndërsa tregon edhe mbështetjen e dhënë për shkrimtarët e rinj.
Eralda Baze, shkrimtarja e re nga Skrapari tregon lidhjen e veçantë që ka me Shkodrën, ndërsa zbulon edhe një pjesë të subjektit në librin e saj.
Aktiviteti letrar tërhoqi vëmendjen e shumë të rinjve të apasionuar pas librit. Romani “Dielli më perëndon në Lindje” është romani I parë I shkrimtares Eralda Baze, ndërsa është shpallur edhe libri më I shitur I vitit 2021.