Shoferet e taksive 4+1 që janë të licencuar në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar në ditën e 1 Majit grevë 2 orëshe kundër informalitetit.

Me mbishkrime në makinat e tyre , taksistët bënë edhe një demonstrim nëpër qytet, konkretisht në vendet ku bashkia i ka rezervuar për taksitë por që zihen padrejtësisht nga automjete të tjera.

Taksistët shprehen se protestojnë për shkak të konkurrencës së paligjshme e cila sipas tyre po i dëmton.

Puna në të zezë nga automjetet e palicencuara është kthyer në shqetësim tepër serioz për ta. Taksistët kërkojnë takim urgjent me kryebashkiaken Ademi.

Taksitë e liçensuara në qytetin e Shkodrës po penalizohen cdo ditë nga konkurenca e pandershme.

Ato pa licencë qarkullojnë lirshëm në qytet duke ushtruar të njëjtin profesion, Ndërkohë që taksistët e licensuar paguajnë rregullisht detyrimet ndaj shtetit dhe taksistët pirat punojnë në të zezë.

Në fakt edhe në pamje vërehet se si automjetet e ndryshme parkohen në vendin që është rezervuar për taksistët .

 

Artikulli paraprakSA RESPEKTOHEN TË DREJTAT E PUNËTORËVE?
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, SHËNGJINI MES PAPASTËRTISË