Pak kohë më parë përfundoi regjistrimi i mjeteve lundruese të peshktarëve profesionistë në qytetin e Shkodrës, i cili është bërë pranë pranë Shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit.Por pas kësaj faze pritet që të nisë edhe ajo e regjistrimit të pëshkatarëvë amator .

Kryetari i shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit Arjan Cinari shprehet se deri në fund të këtij muaji përfundon aplikimi i të gjithë peshkatarëve amator të cilët do të regjistrohen si subjekt i ligjshëm dhe kanë të drejtë të ushtrojnë vetëm peshkimin sportiv atë me grepa.

Targat e mjeteve lundruese të peshkatarëve amator kanë një dallim me ato të atyre profesionist sepse në varkë do të shënohet një A e cila do të dallohet qartë nga inspektorët e peshkimit dhe policisë kufitare tregon Cinari.

Me anë të këtij regjistrimi, të gjithë peshkatarët do të pajisen me 2 vula. Në bashkëpunim me Policinë Rajonale Shkodër, do të bëhet paisja me vulën e peshkimit dhe vulën kufitare, bën me dije Çinari.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 11 SHTETAS PËR DHËNIE HUAJE
Artikulli tjetërNË AKSIN E VDEKJES, KU DY GRA HUMBËN JETËN