Në kishën e Zojës në hyrje të Shkodrës u kremtua mesha e shenjtë e ditës botërore të lutjes për thirrje. I ftuar për të kremtuar këtë meshë ishte ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta i cili tha se në vend të Jezusit jemi të rrezikuar për të dëgjuar zëra të tjerë që na dëmtojnë.

Është i gabuar fakti që ne kërkojmë prej Jezusit, tha ipeshkëvi Meta gjëra që nuk të na i japë.

Ipeshkëvi i Rrëshenit përmendi edhe problemin e mungesës së meshtarëve për kishën katolike shqiptare.

Qindra besimtarë morën pjesë në këtë meshë të shenjtë kushtuar ditës botërore të lutjes për thirrje.

 

Artikulli paraprakSHKODËR – VELIPOJË E PASIGURTË, INSTITUCIONET HESHTIN
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS EDICIONI I PARË I FESTIVALIT TË FILMIT “IDROMENO”