Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pritet që të japë një fond prej 4 milion euro për përmbytjet nëse do të ketë në të ardhmen. Këto 4 milion euro pritet që të ndahen për 6 bashki, mes të cilave edhe bashkia Shkodër. Drejtori I bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja duke marrë parasysh faturat e mëparshme të përmbytjeve të 2018 apo edhe 2021, ky fond prej 4 milion euro që do ndahet për 6 bashki është i pamjaftueshëm.
Vetëm në përmbytjet e vitit 2021 fatura e dëmeve tek fermerët e bashkisë Shkodër është 800 milion lekë të reja ndërsa nga fondi prej 4 milion euro që do ndahet për 6 bashki, Shkodra i bie që të përfitojë afro 660 mijë euro që i bie të mos mbulohet as 10% e dëmeve që shkakton një përmbytje. Drejtori Sekja shprehet se Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk ka miratuar ende procesverbalet e dëmeve të përmbytjeve të vitit të kaluar.
Që nga 2015, fermerët në Shkodër nuk kanë marrë dëmshpërblime përveç një fondi që ka mbuluar vetëm dëmet në 59 banesa duke përjashtuar edhe aty tokat bujqësore apo blegtorinë.
Ajo që kërkohet është që më parë qeveria shqiptare të dëmshpërblejë fermerët në Shkodër për dëmet e shkaktuara në përbytjet e vitit 2018, 2021 por edhe disa të tjerë që nuk janë dëmshpërblyer në 2010, 2012 dhe 2017.