Gjatë mbrëmjes për prezantimin e projekt idesë për muzeun françeskan të kulturës, u firmos edhe një marrëveshje për dhurimin e pikturave të aristit të madh, piktorit të mirënjohur Lin Delija nga “Art Union Albania” kishës françeskane në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij projektuesi i muzuet Gjon Radovani ishte kritik për mënyrën se si janë lënë në magazina veprat e mëdha të Lin Delisë, gjë e cila sipas tij nuk duhet të ndodh më.
Profesor Ardian Ndreca foli për madhështinë e veprave të piktorit Lin Delija.
Lin Delija, mban titullin “Nderi Kombit” për pikturat e tij të realizuar por për vite me radhë në Shqipëri ishte një nga artistët i cili u la në hattesë dhe veprat e tij ende nuk janë aq të njohura.