Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës por ashtu siç ka paralajmëruar kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk mori pjesë por të pranishëm ishin drejtorët e bashkisë. Pika që u diskutua më shumë edhe pse u miratua në fund është ajo ku u kërkuan fonde për disa fusha të ndryshme ose edhe paraqitje e investimeve të përfunduara si pjesë e buxhetit të vitit 2019. Këshilltarja Blediana Nika kritikoi mënyrën e investimit të rrugëve dytësore në Velipojë
Drejtori i urbanistikës i bashkisë Shkodër Aljon Koçkiçi tha se investimet në rrugët e Velipojës janë bërë të bazë të një plani të miratuar edhe nga qeveria.
Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak u miratua numri i anëtarëve në komisionet e këshillit, 6% për ndihmën ekonomike, përdoruesit e tokës bujqësore që plotësojnë kushtet për pajisje me Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi në fshatin Penar, transferimi i pronave të bashkisë, dhënia me qira e një thërtoreje si dhe disa godina sociale për komunitetin rom ndërsa e vetmja pikë që u shty është ajo e programit buxhetor afat mesëm 2020-2022.