Mungesa e mirëmbajtjes ndaj pemëve dekorative të vendosura kudo në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës është një problematikë që jo vetëm zbeh pamjen e qytetit por edhe është bërë shkak I aksidenteve pa pasoja pasi pemët e larta janë shkëputur nga toka si shkak I rëndesës që kanë nga degët e tyre.

I pyetur nga Star Plus, ambientalisti Midush Shabaj thotë se problematika nis që prej momentit të mbjelljes të këtyre pemëve vite më parë.

Sipas ambientalistit Shabaj ka disa mënyra për ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e pemëve dekorative.

Ndërkohë, pemët dekorative duhet edhe t’I shërbejnë komunitetit, jo vetëm të kryejnë funksion dekorativ për qytetin bën të ditur Shabaj.

Prej vitesh në Shkodër, mungesa e mirëmbajtjes së këtyre pemëve ka krijuar problematika të shumta kryesisht në trotuare. Ndërkohë që ndërhyrja nga ana e institucioneve duhet të kishte filluar kohë më parë

Artikulli paraprakPRESIDENTI META: HAPNI LISTAT 100%! MJAFT E DEGRADUAT KUVENDIN O SHAKAXHINJTË E ‘INTEGRIMIT’!
Artikulli tjetërRRUGA E RE E VELIPOJËS, RINISIN PUNIMET PAS DY VITESH