Shtimi i rasteve të të prekurve me Covid 19 kohët e fundit ka rritur numrin e personave që aplikojnë vaksinën anti-Covid në qendrën shëndetësore Dobraç në Shkodër e cila është dhe një ndër qendrat me numrin më të madh të qytetarëve. Deri më tani 14000 vetë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës nga 22000 që përfshinë në total kjo qendër shëndetësore shprehet krevaksinatorja Elsjona Qallija.
Vaksinimi i detyrueshëm është një tjetër arsye e cila ka rritur numrin e të rinjve që aplikojnë dozën e parë të vaksinës shprehet kryevkasinatorja.
Sipas ekspertëve në dy muajt e fundit numri i vaksinimeve ra ndjeshëm në vend ndaj komiteti teknik i ekspertëve dha vendimin që për disa kategori personash vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.