Në Shkodër u festua 8 dhjetori dita kombëtare e rinisë. Në sheshin para bashkisë Shkodër të rinjtë e shkollave të mesme sollën disa mesazhe në këtë ditë të rëndësishme ndërsa organizuan edhe disa aktivitete të tjera përmes panairiti të ushqimeve, murit të dëshirave dhe ekspozitës “Shkodra e së ardhmes”. Të rinjve tregojnë se çfarë do dëshironin që të përmirësohet ndërsa disa prej tyre të ardhmen e shohin në vendin e tyre…..
Të rinj të tjerë thonë se në Shqipëri ka ende shumë vend për përfshirjen e të rinjve si dhe dëshirojnë që arsimimin e mëtejshëm ta vijojnë jashtë vendit….
Zëvendës kryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza uroi ditën kombëtare të rinisë…
Në sheshin përpara bashkisë morën pjesë edhe shumë të rinj të tjerë duke u angazhuar në aktivitetet kushtuar atyre në këtë 8 dhjetor, ditën kur 34 vite më parë bashkëmoshatarët e tyre asokohe rrëzuan sistemin diktatorial për të gëzuar të lirë ditët që jetojmë sot.