Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar takimi I organizatës Ëorld Vision dhe organizatave të shoqërisë civile për thirrjen e dytë të projekt-propozimeve në kuadër të projekteve që synojnë angazhimin e të rinjve në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Etleva Paplekaj, menaxhere e World Vision tregon se në këtë fazë të dytë të projektit, organiztatat do të mund të përdorin fornde prej 20.000 eurosh.

Synimi I këtij projekti vazhdon të mbetet angazhimi I të rinjve në kauzat sociale në Shqipëri.

Projekti “Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri” është I ndërtuar në bashkëpunim me bashkimin Europian dhe shoqata të tjera. Shuma totale në dispozicion ën të dyja fazat e implementimit të këtij projekti është deri në 360.000 euro, të cilat do të ndahen në 9 organizata të shoqërisë civile nga qarku I Shkodërs por edhe më gjerë.

Artikulli paraprakTEPE, BANORËT: PO NA ZHVENDOSIN KONTENIERËT E MBETURINAVE
Artikulli tjetërPËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS NË DAJÇ TË RI