Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj zhvilloi një takim me të rinjtë të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Beqaj dëgjoi problemet që shqetësojnë të rinjtë duke i dhënë mbështetja atyre për kërkesat që ata kanë.
Beqaj premtoi se e gjithë hapësira e ish uzinës së telave me një sipërfaqe prej 85 mijë metër katror do të kthehet në një hapësirë kushtuar të rinjve që do të quhet kopshti i prodhimit të talenteve të Shkodrës.
Të rinjtë që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje i shprehën mbështetjen maksimale drejtuesit politik të PS Ilir Beqaj i cili është edhe kandidat për deputet.