Arsimi profesional për shumë të rinj të qytetit të Shkodrës shihet si mundësia e vetme për të hyrë në tregun e punës menjëherë pas diplomimit. Për vitin shkollor 2019-2020, në shkollën e mesme industriale “Arben Broci” 185 nxënës janë të profilizuar në një prej 7 drejtimeve profesionale që ofrohen në këtë shkollë.

Sipas drejtorit Zamir Laçaj, ka patur një numër të vogël të nxënësve të cilët janë shkëputur nga shkolla për arsye të emigracionit.

Shërbim I mjeteve të transportit dhe inxhinieria elekrike mbeten drejtimet e preferuara të nxënësve.

Vetëm në vitin e kaluar janë diplomuar 140 nga 145 maturantë të kësaj shkolle, një shifër kjo që tregon benefitet e arsimit profesional, shprehet drejtori Laçaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “QAZIM HOXHA”
Artikulli tjetërSHKODËR, MAKINAT QË SHITEN ZËNË HAPËSIRAT PUBLIKE