Të rinj të ndryshëm në qytetin e Shkodrës prej tre ditësh po trajnohen dhe përmriësojnë aftësitë e tyre në fushën e sipërmarrjes, në kuadër të një programi që po implementon projekti “IDEA” me mëbshtetjen e GIZ Albania por edhe bashkisë Shkodër. Trajnerja Silvi Pica, njëkohësh edhe pedagoge në fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” thotë se në përfundim të moduleve tre idetë më të mira të biznesit do të përfitojnë grante me vlerë deri në 5 milion lekë nga bashkia Shkodër.
Një nga pjesëmarrësit Ronaldo Simoni, I cili tashmë zotëron një biznes tregon rëndësinë e trajnimit para hapjes së biznesit.
Moduli “Kap Tregun” synon aftësimin e sipërmarrësve të rinj por edhe atyre të cilët janë pjesë e botës së biznesit, të njohin më mirë klimën e krijuar, nevojën e klientit apo konsumatorit dhe preznatimin e biznesit të tyre me produkte dhe shërbimet më të mira.