Me të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Shkodrës, ato që me të drejtë cilësohen si pjesa më vitale e shoqërisë, e zhvilloi takimin e tij të radhës kandidati i partisë demokratike për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Pjesëmarrja e juaj në këtë takim, është mesazhi dhe garancia e fitores tonë tha kandidati Bushati, i cili ju kërkoi atyre të punojnë fort sëbashku për t’i ndryshuar faqen Shkodrës pas 6 Marsit. Kandidati Bushati ju kërkoi të rinjve të zgjedhin ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje, pasi e ka një vizion të ri për qytetin, ku aktorë kryesor janë edhe ata.
Nga punësimi, karta studentore dhe problematikat që hasin çdo ditë në rrugët e Shkodrës, ishin disa nga kërkesat që të rinjtë i bënë kandidatit Bushati, duke i kërkuar zgjidhje pas 6 Marsit, si kryebashkiak i ri i Shkodrës.
Rinia e Shkodrës i dha mbështetjen e plotë kandidatit të PD Xhemal Bushati, duke i garantuar fitoren më 6 Mars.