Nuk është viti 1997 por sërish në Shkodër nuk mungojnë plumbat qorr. Të gjithë e kujtojnë atë kohë të errët kur edhe në Shkodër plumbat fluturonin në të katër anët dhe shumë njerëz janë plagosur apo vrarë.

Ndërkohë sot pas 21 vitesh sërish nuk mungojnë plumbat qorr. Kështu një plumb i tillë ka mbërritur në vendin e quajtur Zalli i Kirit në Shkodër.

50 vjeçari B.B ka bërë një kallëzim në policinë vendore të Shkodrës duke treguar se dritarja e tij është goditur nga një plumb qorr. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por thjeshtë është thyer xhami i dritares.

Në fakt 50 vjeçari dhe e gjithë familja e tij janë shqetësuar kur kanë parë plumbin në dritare dhe fillimisht kanë menduar se është ndonjë sulm i mundshëm por më pas kanë kuptuar se ka qenë thjeshtë një plumb qorr.

I zoti i shtëpisë ka denoncuar në polici, por nga ane saj ende nuk ka ndonjë emër të mundshëm autori.

Forcat e policisë po punojnë për kapjen e autorit që ka qëlluar në atë moment edhe pse do jetë e vështirë sepse nuk ka asnjë të dhëna se nga ka qëlluar.

Çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

 

 

Artikulli paraprakURA E DËMTUAR, REAGON BASHKIA E LEZHËS
Artikulli tjetërSHKODËR, “SI E VRAVA NIPIN PËR NJË QEN”