Ndoc Bjeshka, përfaqësuesi I Shoqatës së të Verbërve dhe njëkohësisht dhe President I Shoqatës Kombëtare të të Verbërve “Shpresa Katolike” ka bërë publike disa nga problematikat që shqetësojnë prej kohësh këtë komunitet.
Sipas tij, ndalimi për të përdorur linjat publike të transportit, strehimi I të verbërve dhe draft-marreveshja e qeverisë për të ulur pensionet e invaliditetit dhe heqja e personit shoqërues për të verbërit janë problemet të cilat po I vështirësojnë jetesën kësaj kategorie.
Ky shqetësim I ngitur nga shoqata kombëtare e të verbërve “shpresa katolike” është bërë public prej kohësh. Pavarësisht problematikave me t ë cilat ky komunitet përballet çdo ditë, sërish insitucionet përgjegjëse nuk I kanë dhënë zgjidhjen e duhur.