Në ditën botërore të të drejtave të njeriut teatri “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ka celur siparin e projektit “Liria fillon me fjalën”, një projekt ky që mbështetet nga Ministria e Kulturës. Në ditën e parë të tij aktiviteti u cel nga nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, të cilët interpretuan disa nga poezitë poetëve shkodranë, për të vijuar më pas me të gjitha shkollat e mesme të qytetit

Astrit Fani regjisori i këtij projekti thotë se ky teatër poezie i shfaqur në hollin e teatrit “Migjeni” kishte në thelb të cdo interpretimi nga nxënësit lirinë e fjalës
Në lidhje me aktivitetin foli edhe koordinatorja e tij Edlira Bylo

10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI” PËRGATIT SHFAQJEN E FUNDIT PËR KËTË VIT
Artikulli tjetërHUTONIN DREJTUESIT E MJETEVE, GODITET BANDA SHQIPTAREQË GRABISTE TURISTËT NË ITALI