Është promovuar në qytetin e Shkodrës festivali më i madh botëror i aviacionit, kozmikës dhe teknologjisë “Teknofest”, i cili erdhi për herë të parë në Shqipëri. Nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme treguan interes gjatë promovimit të këtij festivali. Drejtori i institutit “Yunus Emre” në qytetin e Shkodrës, Zafer Kiyici (Këjëxhë) vlerëson këtë ndalesë të festivalit “Teknofest” në Shqipëri.
“Në kuadër të ditëve të promovimit në Ballkan dhe të ndalesës në Shqipëri jemi mbledhur për të realizuar në qytetin më të veçantë të Shqipërisë, Shkodrën e bukur, promovimin e festivalit më të madh botëror të aviacionit, kozmosit dhe teknologjisë ‘Teknofest 2020’ të organizuar nga fondacioni i ekipit të teknologjisë të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga instituti ‘Yunus Emre’.
Teknofest nisi rrugëtimin e tij në 2019 me slloganin ‘Lëvizja e teknologjisë kombëtare’ ka si synim shndërrimin e Turqisë në një komunitet që prodhon teknologjinë dhe ka nënshkruar rekorde në bashkëpunim me institucionet në Turqi, firmat më në emër atje apo edhe universiteteve”.
Për drejtuesin e teknologjisë në Turqi, Omer Kokçam, zhvillimi i mëtejshëm i teknologjisë në botë është ndër objektivat kryesore të këtij festivali “Teknofest”
“Si fondacion i teknologjisë në Republikën e Turqisë, jemi një fondacion i ri dhe i sapothemeluar. Në vitin 2017 sollem risinë e festivalit të teknologjisë “Teknofest”, me ane të të cilit synojmë bashkimin e të rinjve të apasionuar pas teknologjisë. Nuk jemi mjaftuar me kaq, ne vazhdojmë të zhvillojmë edukime dhe arsime në fusha të ndryshme të teknologjisë duke filluar nga mosha 6 vjeçare deri në arsimin e lartë.
Prej 3 vitesh, japim mësim në fusha të ndryshme të teknologjisë duke filluar nga krijimi i raketave, sistemeve nënujore pa drejtues, makinave fluturuese, sistemeve të teknologjise së arsimit, mjedisit, energjitikës, bioteknologjisë etj. Vitin e kaluar “Teknofest” theu rekorde dhe u mundësua pjesëmarrje prej 1 milion e 720 persona nga 81 qytete, 122 shtete të botës, 50 mijë nxenës dhe fituan në finale 2 mijë skuadra për projekte teknologjike.Arritëm të cilësohemi si festivali i tekonologjisë më i madhi në botë”.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi fton të rinjtë të bëhen pjesë e festivalit teknologjik që do të jetë në Turqi.
Festivali i teknologjisë “Teknofest” do të mbahet disa muaj më vonë në Turqi, ndërkohë që aplikimet për Shqipërinë janë të hapura deri në 28 shkurt.