Ndodh shpesh që qytetarë të papërgjeshëm të kontaktojnë në numrin e zjarrëfikses duke dhënë informacione të pavërteta. Kohët e fundit operatorët e repartit të zjarrefikses në qytetin e Shkodrës janë përballur me një numër të lartë telefonatash të rreme të cilat janë kther në një shqetësim shprehet drejtori i zjarrefikses në Shkodër, Agron Dibra.

Shumë herë telefonatat e rreme bllokojnë linjën për personat që duan të denoncojnë rastet ku është me të vertetë e nevojshme ndërhyrja e zjarrefikses.

Është kryer shpesh denoncimi i këtyre telefonatave por sërish nuk janë ndërmarrë masa shprehet drejtori Dibra.

Përvec problemeve që sjellin me mungesën e zjarrefikseve që t’i vijnë në ndihmë njerezve të cilët kanë vërtetë nevojë, telefonatat e rreme kanë dhe një kosto të lartë pasi përvec burimeve njerzore vihen në përdorim edhe burimet financiare të këtij institucioni.

Artikulli paraprakZJARRET PUKË, “URGJENTISHT NDRYSHIM MENAXHIMIT TË PYJEVE”
Artikulli tjetërHAP SIPARIN ME KONCERTE “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”