Një tentative vjedhjeve është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar në oret vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qëndrës kanë evidentuar dëmin mengjesin e hënës kur kanë parë vjedhjen rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qëndrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qëndër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË STREHIMIT DY MUAJ PAS TËRMETIT
Artikulli tjetërTRANSPORTONTE ILEGALISHT 12 SHTETAS TË HUAJ PËR 500 EURO SECILI, ARRESTOHET DREJTUESI I MJETIT