Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi një shtetas 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin e 2 autorëve të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. K., 77 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Melgushë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. G., 59 vjeç, banues në Shkodër;

-A. B., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMINISTRI I FINANCAVE, PETRIT MALAJ NË KONFERENCË: NIVELIN E BORXHIT DO E ULIM NË 58.2% BRENDA VITIT 2024
Artikulli tjetërCEREMONIA PËR MEDALISTËT E LOJËRAVE OLIMPIKË, RAMA: KRIJUAM NJË SITUATË TË FAVORSHME PËR TALENTET NË SPORT! VIJNË NGA JASHTË DHE…