Nisur nga përmirësimi I situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ka vendosur shpërndarjen e testeve të shpejta në disa qendra shëndetësore të qytetit.
Kjo vjen si një formë lehtësimi pas rënies së ndjeshme të numrit të rasteve të reja çdo ditë. Dhurata Hysa, shefe e departamentit të epidemiologjisë bën të ditur se tashmë qendrat shëndetësore janë paisur me infrastrukturën e nevojshme.
Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor testimet do të bëhen vetëm me rekomandim të mjekut të familjes.
Deri më tani, situata e krijuar nga përhapja e pandemisë është pozitive dhe e qetë. Specialistët e shëndetit public nuk e ndalin apelin ndaj qytetarëve për vaksinimin sa më parë me të dyja dozat, në mënyrë që të rritet ndjeshëm imuniteti I popullsisë ndaj virusit I cili akoma është I përhapur në të gjithë vendin