Në vazhdën e aktiviteteve që po organizohen këtë muaj për letërsinë shqiptare, drejtoria rajonale e kulturës kombëtare ne bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare të qarkut Shkodër kanë organizuar takime të ndryshme me ato shkolla që mbartin emrin e një shkrimtari shqiptar.

Drejtorja Majlinda Laçaj bën të ditur se këto aktivitete po realizohen në kuadër të projektit “Edukohemi përmes Kulturës”.
Laçaj bën të ditur se nxënësit e kanë marrë seriozisht angazhimin në aktivitete të tilla letrare.

Projekti “Edukohemi përmes kulturës” zbatohet prej 4 vitesh në drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Pjesë integrale e të cilit janë të gjitha shkollat 9-vjeçarë të qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakGRUDË, BANORËT: NUK KEMI UJË, E KËRKOJMË TEK TË AFËRMIT
Artikulli tjetërKOPLIK, QYTETARËT: MUNGON NJË QENDËR KULTURORE