Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ka nisur fushatën për depistimin dhe diagnostifikimin e kancerit të gjirit për të gjithë gratë dhe vajzat e qytetit, një fushatë e cila do të shtrihet gjatë gjithë muajit tetor.

Qëllimi i depistimit është të diagnotikojë sëmundjen para se të shfaqen simptomat klinike. Fushata të tilla janë të domosdotshme për rritjen e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave tha Megi Bilali shefe e shërbimit parësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.

Bilali i ben thirrje te gjithe vajzave dhe grave te paraqiten prane Poliklinikes apo ne spitalin Rajonal te Shkodres per te bere kontrollet e nevojshme qe te parandalohet ne kohe kjo semundje.

Gjatë gjithë muajit tetor Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër do të zhvillojë aktivitete të ndryshme për sensiblizimin e grave dhe vajzave për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Artikulli paraprakRRËZIMI I AVIONIT, MINISTRI I BRENDSHËM: S’DO KETË TOLERIM
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITEN KONTROLLET PËR KANCERIN E GJIRIT