Përplasja mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake tek KZAZ 2 në Shkodër e vendosur tek pallati i sportit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve pas një tentative të policisë së shtetit për t’u future tek pallati i sportit ka ndërhyrë një polic bashkiak i cili më pas është tërhequr me forcë. Shefi i policisë bashkiake Anton Hasanpapaj reagoi ashpër ndaj këtij gjesti të uniformave blu

Pas këtij incidenti në orët e mëngjesit situata tek pallati i sportit “Qazim Dervishi” ku ndodhet KZAZ 2 u qetësua

Pas qetësimit të gjendjes fillimisht ishin forcat Shqiponja të policisë së shtetit që morën urdhër për t’u larguar nga aty duke lënë efektivë të tjerë
Pas forcave Shqiponja, edhe disa polic bashkiak morën urdhër të largohen nga dera e pallatit të sportit duke ulur kështu tensionet që u krijuan në mëngjes

Tek KZAZ 2 ende anëtarët e majtë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që kanë zëvendësuar anëtarët e opozitës nuk kanë arritur të futen brenda mjediseve të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Ky mjedis vijon të ruhet nga policia e shtetit dhe policia bashkiake por edhe përfaqësues të opozitës. Ende është e paqartë se çfarë do të ndodh në vijimësi duke qenë se palët nuk gjejnë dakordësi.

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË DEZINFEKTOHET PEDONALJA E MOLOS
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA PLAN MASASH PËR SEZONIN VEROR