Shkodër/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

Theu masën e sigurisë, për të shitur doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Artikulli paraprakTRASHËGIMIA KULTURORE NË PORTALIN “VISIT SHKODËR”
Artikulli tjetërTRITOL NË BANESËN E GJYQTARIT NË SHKODËR, REAGON BE