Fitorja e Vllaznisë me Bylisin 1-0 në transfertë ka çuar në delirë tifozët shkodran. Një grup i konsiderueshëm tifozësh i kanë bërë një pritje festive kuqebluve pas atij trepikëshi të rëndësishëm që mban të paprekur vendin e parë dhe diferencën prej 9 pikësh me Teutën e vendit të dytë.
Ndërkohë kësaj feste mbrëmjen e kaluar iu bashkua edhe trajneri Thomas Brdariç.
Tashmë këto festime të tifozëve me skuadrën e Vllaznisë pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat po kthehen të zakonshme ndërsa shpresa për të sjellë titullin e10-të kampion në Shkodër është e madhe.