Këta besimtarë të krishterë po bekojnë shportën me ushqimet e festës së Pashkës, një ritual i hershëm i besimtarëve të krishterë. Që në orët e mëngjesit besimtarë të shumtë iu drejtuan katedrales së Shkodrës për bekimin e ushqimeve.
Veza e kuqe dhe buka e Pashkës janë dy produktet kryesore të cilat gjenden në çdo shportë. Sipas besimtarëve ky ritual bëhet në mënyrë që të marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes.
Këtë vit urimet e besimtarëve nisin me paqen në botë dhe me shpresën që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mbarojë sa më shpejt.
Pashka është një festë e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, simbolizon shpresën për një botë më të mirë.